Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë këngën “Shqisat” të grupit KASHMIR

Foto: YouTube

Muzika dhe teksti i këngës "Shqisat" janë krijuar nga Javor Totev, solisti i grupit KASHMIR. Ky është një grup rock alternativ nga Varna, i krijuar në vitin 2016. Sipas muzikantëve, ata po krijojnë muzikë rock nga fundi i shpirtit të tyre. Së bashku me Javorin në grup janë edhe Kristijan Torllakov - kitarë, Ivan Ivanov - kitarë bas dhe Miro Canov - bateri. Kënga "Shqisat" është pjesë e albumit të tyre debutues "Mendimet e folura me zë të lartë ". Kënga, si dhe videoja e saj, janë realizuar me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përpara" - rikthimi rok i muzikantit Toma Zdravkov

Pas një sërë eksperiencash interesante në zhanre të ndryshme dhe në skena të ndryshme, ishte çështje kohe që Toma Zdravkov t'i kthehej tingullit të papërpunuar rok me një këngë të re. Dhe siç sugjeron vet titulli i saj - "Përpara" – pasi grumbulloi..

botuar më 24-03-12 6.45.PD
Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev,..

botuar më 24-03-11 7.05.PD

"Gjithçka ishte për të mirë"

Në prag të pranverës dy nga këngëtaret e njohura bashkëkohore bullgare - Mihaella Fileva dhe Dara Ekimova - u prezantojnë fansave të tyre një këngë të përbashkët. Përveç faktit që zërat e tyre tingëllojnë së bashku për herë të parë, ato janë edhe..

botuar më 24-03-08 7.45.PD