Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.
Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.
Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..