Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveria

Sllavi Trifonov
Foto: Facebook / @ ITN

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN) i tërheq ministrat e saj nga qeveria dhe i vë fund koalicionit. Këtë e bëri të ditur lideri i partisë Sllavi Trifonov. Bëhet fjalë për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Genchovska, Ministrin e Energjetikës Aleksandër Nikollov dhe Ministrin e Rinisë dhe Sportit Radostin Vasilev.

Më herët sot, ministrat e partisë u larguan nga mbledhja e Këshillit të Ministrave "për shkak të buxhetit jashtëzakonisht të dobët të paraqitur nga Ministri i Financave Asen Vasilev", sipas fjalëve të Sllavi Trifonovit. Sipas tij, kjo tregon se as Kryeministri, as Ministri i Financave nuk po punojnë mirë, as koalicioni nuk po funksionon siç duhet.

Janë dy arsyet se pse koalicioni nuk funksionon - politika ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mungesa e parave në vend, tha Trifonov. Prandaj “Ka një popull të tillë” nuk ka më vend në këtë qeveri. Trifonov tha se për Maqedoninë e Veriut, Kryeministri ndjek një politikë të ndryshme nga ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kuvendit dhe nga politika e deklaruar në Këshillin Konsultativ te Presidenti. Sipas tij, Kryeministri u ka premtuar liderëve në Evropë dhe në botë se do të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po bën gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë, megjithëse shumica e bullgarëve duan që Maqedonia Veriore të fillojë negociatat vetëm pasi ajo e përmbush Marrëveshjen e Fqinjësisë mes dy vendeve që nga viti 2017. Kështu, ai shkel në mënyrë të rëndë dhe të pamëshirshme marrëveshjen e nënshkruar të koalicionit.

Lidhur me buxhetin dhe paratë e shtetit, Trifonov tha se që kur Asen Vasilev është Ministër i financave, "miliarda fluturojnë lart e poshtë". "Askush nuk ka të drejtë të eksperimentojë me paratë tona, pavarësisht nëse e ka mbaruar Universitetin e Harvardit, ose Institutin Galaktik", deklaroi Trifonov. Ai saktësoi se deputetët nga ITN do të mbështesin përditësimin e buxhetit në fushën që u përket të ardhurave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD