Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare (BNB) Dimitër Radev paralajmëroi se nga dinamika e proceseve politike në vendin tonë varet nëse Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë në janar të vitit 2024 apo ajo. Është i nevojshëm miratimi i 100 teksteve legjislative, përfshirë Ligjin për adoptimin e euros.
"Ne kemi një ndryshim serioz në këtë proces që nga dje. Prandaj është shumë e rëndësishme se si ai do të zhvillohet tani e tutje. Kjo mund të përshpejtojë ose vonojë futjen e euros në Bullgari," tha Dimitër Radev.
Për shkak të ngjarjeve politike të vitit të kaluar, procesi është shumë i ngadalshëm dhe tani duhet të ndodhë brenda 18 muajve, shtoi ai gjatë një takimi të përbashkët të komisioneve parlamentare për buxhetin dhe financat dhe çështjet evropiane, të cilat po diskutojnë një projektligj për miratimin e Planit Kombëtar për futjen e euros.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..