Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNB: Varet nga proceset politike nëse do ta futim euron në vitin 2024

Dimitër Radev
Foto: BGNES

Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare (BNB) Dimitër Radev paralajmëroi se nga dinamika e proceseve politike në vendin tonë varet nëse Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë në janar të vitit 2024 apo ajo. Është i nevojshëm miratimi i 100 teksteve legjislative, përfshirë Ligjin për adoptimin e euros.

"Ne kemi një ndryshim serioz në këtë proces që nga dje. Prandaj është shumë e rëndësishme se si ai do të zhvillohet tani e tutje. Kjo mund të përshpejtojë ose vonojë futjen e euros në Bullgari," tha Dimitër Radev.

Për shkak të ngjarjeve politike të vitit të kaluar, procesi është shumë i ngadalshëm dhe tani duhet të ndodhë brenda 18 muajve, shtoi ai gjatë një takimi të përbashkët të komisioneve parlamentare për buxhetin dhe financat dhe çështjet evropiane, të cilat po diskutojnë një projektligj për miratimin e Planit Kombëtar për futjen e euros.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD