Nga mbrëmë Termocentrali “Marica 3” në Dimitrovgrad filloi sërish punën, njoftoi korrespondentja jonë Dora Atanasova. Centrali u mbyll në fund të prillit për shkak të ndotjes së ajrit. Kjo çoi në protesta të punëtorëve në kompani. Dy ditë më parë gjykata hoqi pezullimin e aktiviteteve, por dje Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Borisllav Sandov përditësoi Lejen Komplekse të Termocentralit “Marica 3” me kërkesa të shtuara në përputhje me legjislacionin evropian. Ai theksoi se operatori i kishte plotësuar vetëm pjesërisht kushtet. Aktivistët e Lëvizjes "Merr frymë, Dimitrovgrad!” u mblodhën mbrëmë para “Marica 3” pasi panë se kompania nisi punën. “Ne nuk jemi kundër funksionimit të termocentralit, por duhet të punojë sipas rregullave”, thanë ata.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..