Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BG Radio dorëzoi çmimet e saj vjetore

Ljubo Kirov
Foto: facebook/BGRadioOfficial

Para disa ditësh u ndanë çmimet vjetore të BG Radio, e cila tradicionalisht prezanton këngët më të reja bullgare pop dhe rok. Emrat e fituesve përcaktohen nga dëgjuesit, të cilët votojnë për disa kategori. Fituesi i madh këtë vit është Ljubo Kirov, i cili mori çmimet “BG Këngë” dhe “BG Tekst” për këngën “Më puth”, ndërsa projekti i tij i përbashkët me Stenli dhe Hristo Mutafçiev u shpërblye në kategorinë “BG Kombinim”.

Një tjetër këngëtar i preferuar bullgar - Miro, u zgjodh nga dëgjuesit për “BG Interpretues” dhe albumi i tij “Botëkuptim” fitoi çmim për “BG Album”.

Maria Ilieva mori çmimin “BG Interpretuese” ndërsa “BG Debutim” shkoi te RIA.

I vetmi çmim që përcaktohet nga ekipi i BG Radio është “BG Frymëzim”. Ai jepet për kontributin e jashtëzakonshëm dhe shembullin e përkushtimit ndaj muzikës bullgare. Statuja këtë vit iu dha Mihaill Bellçev

Interpretimi i tij i këngës ikonë “Mos u plak, dashuri” bëri që publiku të ngrihej në këmbë dhe të këndonte me të deri në fund të ceremonisë. Do të dëgjojmë edhe ne këtë këngë të artë bullgar të krijuar rreth katër dekada më parë. Muzika është e Hajgashod Agasjan, teksti - nga Nedjallko Jordanov.

“Mos u plak, dashuri”:

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD