Ditën e mërkurë do të jetë me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të përkohshme të ulëta në Bullgarinë Veriore. Vetëm në vende të caktuara mund të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 29 gradë, në Sofje rreth 24 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Paradite do të ketë vranësira më të theksuara me reshje lokale. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 22-25 gradë, të ujit të detit 21-23 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të jetë me diell. Pasdite do të mbajë mot kryesisht me vranësira në malet Rila dhe Rodope. Në rajonin e majave Musalla të Rilës dhe Rozhen të Rodopeve do të bjerë shi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 18 gradë, në 2000 m deri në 10 gradë.
Ditën e enjte moti do të jetë pa ndryshime të mëdha.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..