Gjimnastet bullgare Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova vazhduan sot paraqitjen e tyre të fortë në Kampionatin e 38-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Tel Aviv (Izrael). Gjimnastet tona kombëtare u kualifikuan në finalen e të katër veglave dhe Bullgaria kryeson bindshëm në renditjen e garës ekipore me 269.000 pikë. E ndjekur nga Italia me 255.950, Gjermania me 247.850 pikë, Azerbajxhani me 241.700 pikë, Ukraina me 239.750 e të tjera. Renditja ekipore formohet nga tetë vlerësimet në kualifikimet për femra dhe të dyja nga shumëgarëshi te ansamblet.
Grigor Dimitrov humbi në raundin e parë nga kanadezi Denis Shapovalov për më pak se një orë e gjysmë lojë. Kështu kampioni i vitit 2017 përfundoi pjesëmarrjen në turneun e serisë Masters 1000 në Cincinnati të SHBA-ve. Me lojën e tij të mirë, kanadezi..
Viktoria Tomova dhe Grigor Dimitrov kanë avancuar në renditjen botërore të publikuar sot. Viktoria Tomova shënoi një rekord më të mirë personal pasi u ngjit me tre vende në vendin e 96-të në renditje. Në kategorinë e..
Skuadra e futbollit CSKA fitoi 2:0 si mysafir në St. Patrick's në Dublin dhe vazhdon në turneun e Konferencës së Ligës. Për herë të parë një skuadër bullgare mposhti një kundërshtar në Evropë pasi humbi në shtëpi. Një javë më parë në Sofje,..