Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko Nomad Fest 2022 pret qindra nomadë digjitalë nga e gjithë bota

4
Foto: Bansko Nomad Fest 2021

Nga data 26 qershor deri më 3 korrik qyteti Bansko po përgatitet të presë qindra nomadë digjitalë si dhe njerëz të cilët punojnë në distancë nga e gjithë bota, që të mund të festojnë lirinë dhe mënyrën e pavarur të punës dhe të jetës.


Në vazhdim të 7 ditëve pjesëmarrësit në Bansko Nomad Fest do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth 70 lektorë interesantë, të përfshihen  në një varg seminaresh  dhe të ndajnë historitë e veta. Sivjet, temat e ngjarjes prekin tregtinë elektronike, krijimin e një online kursi personal, arritjen e suksesit në Youtube, mbledhjen e fondeve, fotografinë e mallrave dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për nomadët digjitalë.


Jashtë programit të punës, organizatorët e Bansko Nomad Fest kanë parashikuar dhe një varg aktivitetesh në të hapur. Mes tyre janë kalime  në malin Pirin, rafting, çiklizëm malor, degustime verërash dhe mundësi të tjera për të larmuar punën në distancë të nomadëve me argëtim në natyrë.

Ngjarja për njerëzit, profesionet e të cilëve lejojnë punë nga kudo në botë, e nisur në vitin 2020, arriti të tërheqë qindra pjesëmarrës, madje gjatë pandemisë, thonë organizatorët.Gjatë vitit 2021 aktiviteti tërhoqi mbi 300 nomadë digjital nga e gjithë bota.


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Coworking Bansko dhe Bansko Nomad Fest 







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD