Ditën e shtunë do të jetë me diell. Pasdite kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë re të dendura. Temperaturat maksimale do të jenë prej 29 deri 34 gradë, në Sofje rreth 29. Gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e diela në shumë vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 24-28 gradë, të ujit të detit 21-23 gradë. Vala e detit do të jetë nga 1 deri në 3 ballë.
Mbi male vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu në masivët e Bullgarisë Perëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 22 gradë, në 2000 m deri në 15.
Të dielën do të jetë e ngrohtë, por në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..