"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në Twitter kryeministri Kirill Petkov. Në një intervistë për Politico, kryeministri i bëri thirrje homologut të tij maqedonas, Dimitër Kovaçevski, të jetë i guximshëm dhe të pranojë propozimin e presidencës franceze, megjithëse ekziston rreziku që qeveria të bjerë. Kirill Petkov deklaroi gjithashtu se vendimi i Presidencës Franceze, duhet pranuar si evropiane dhe jo vetëm si një marrëveshje ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..