Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte:
-Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017;
- Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe përfshirjen e tyre, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Maqedonisë;
- Përmirësimi i projekteve të Kornizës Negociuese dhe Konkluzioneve të Këshillit për të bërë më të qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistencës së “gjuhës maqedonase” nga Bullgaria;
- Garanci se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Partia “Vëzrazhdane” kërkoi shtyrjen e debateve si dhe marrjen e vendimit me shumicë të cilësuar prej 2/3, por salla e hodhi poshtë propozimin. “Vëzrazhdane” e cilësoi propozimin e presidencës franceze si një tradhti. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare përdorën gjerësisht argumentet historike në debate.
Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” e cilësoi vendimin si e miratuar nën presion. “Dje Macron deklaroi drejtpërdrejt, e citoj atë: “Ushtruam shumë presion mbi Bullgarinë muajt e fundit”.
“Ne nuk mund të presim “vetëm dashuri” nga Maqedonia. Duhet të mendojmë realisht, jo romantikisht. Është e vërtetë që Maqedonia është pjesa më romantike e historisë sonë, por është pikërisht romantizmi ai që na solli deri në atë pikë ku nuk mund të flasim të njëjtën gjuhë me vëllezërit tanë sot, edhe pse flasim të njëjtën gjuhë”, tha Toma Bikov nga GERB.
Ekziston rreziku që aviacioni ushtarak bullgar të mos mund të kryejë detyrën luftarake, deklaroi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në prezantimin e ekipit të tij. Avioni MIG-29 do të jetë në shërbim deri në..
Qeveria e përkohshme ka kërkuar nga kompania amerikane Cheniere një shtyrje dy-javore të afatit për nënshkrimin e kontratës për furnizimin me gaz të lëngshëm, tha për bTV Ministri i Energjisë Rosen Hristov. Kabineti i mëparshëm i Kirill Petkovit..
Gjendja e jashtëzakonshme po vazhdon të jetë në fuqi në Haskovo për shkak të zjarreve në komunat Harmanli dhe Ljubimec. Ato ende nuk janë lokalizuar për shkak të erës së fortë. Autostrada "Marica" do të mbyllet për të shmangur aksidentet në..
Agjencia “Infrastruktura Rrugore” shpalli një prokurim publik për projektin për ndërtimin e autostradës “Gjueshevo – Dupnica”. Itinerari do të ofrojë një..
Problemi i lidhjes së dytë të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë është ndërtimi i papërfunduar. Ne presim një orar për zbatimin nga ndërtuesi dita..
Ukraina dhe Rusia ranë dakord që anijet, avionët ose dronët ushtarakë nuk duhet të afrohen brenda 10 miljeve detare anijet që transportojnë grurë..