Pensionet do të rriten vetëm me 6.1% nga 1 korriku për shkak të vonesës së votimit përfundimtar të përditësimeve të buxhetit në Kuvendin Popullor. Sipas planeve paraprake, çdo pensionist duhej të kishte një rritje prej 10% plus një shtesë prej 60 levash.
“Ka një vonesë, por ajo do të jetë brenda qershorit”, tha kryetari i Komisionit Parlamentar të Buxhetit Ljubomir Karimanski, duke siguruar që njerëzit do të marrin rritjen e planifikuar.
Ndërkohë, Komisioni Parlamentar i Buxhetit vendosi në lexim të dytë që pensioni minimal të jetë 467 leva (238 euro) nga 1 korriku.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..