Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Mbi Bullgarinë Lindore dhe malet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, ku në disa vende do të ketë reshje shiu. Në shumicën e zonave do të jetë e qetë. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet 29° dhe 34°, pak më të larta do të jenë në disa vende në fushën e Danubit dhe në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje rreth 29°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 24 °, në 2000 m - rreth 17 °.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Do të fryjë erë e lehtë, pasdite me erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26° -30°, kurse ato të ujit të detit 22° -24°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lodhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..