Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.
Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.
Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..