Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para premierës më 1 korrik

“Përplasja kulturore…” – një udhëtim emocional muzikor nga Danubi deri në Misisipi

Ljudmil Krumov para Radio Bullgarisë

Ljudmill Krumov dhe The Small Bulgarian Folk Jazz Orchestra
Foto: Milena Kozeva

"Përplasja kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi” - kështu titullohet albumi i ri i Ljudmill Krumovit, i cili ka mbledhur 11 pjesë të tij origjinale. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, në të cilin merr pjesë The Small Bulgarian Folk Jazz Orchestra.

Pejo Peev - gëdullka, Zhivko Vasilev - flaut, Vasill Haxhigrudev - bas, Teodor Petkov - piano, Borisllav Petkov - bateri dhe perkusione dhe Ludmill Krumov realizuan incizimet në Bullgari në shkurt të këtij viti.

"Po shoh një anije të vogël që po largohet nga rajoni ynë, me ritmet dhe meloditë karakteristike, duke vazhduar përmes harmonisë evropiane për të arritur në Misisipi dhe xhazin e Nju Orleansit, bebopin e Nju Jorkut dhe anasjelltas," tha Ludmill për Radio Bullgarinë.

Ljudmill Krumov

“Nuk mund të them se kjo është një përzierje e muzikës bullgare dhe e xhazit, sepse doli një e tërë që unë personalisht nuk mund ta ndaj”, vazhdoi kompozitori. - Kam lindur në Svishtov (në bregun e Danubit), jam rritur në këtë zonë. Shkonim shpesh në një fshat afër Svishtovit, prej nga është nëna ime. Aty luhej çdo të premte muzikë frymore - vallet e Diko Ilievit

Këto përshtypje të hershme muzikore nuk mund të mos ndikonin në atë që po bëj. Përveç kësaj, këto instrumente frymore janë të lidhura drejtpërdrejt me xhazin, prandaj energjia është e ngjashme. Materiali melodik është tërësisht i nxjerrë nga muzika popullore bullgare. Secila prej pjesëve është në një nga ritmet kryesore të pabarabarta bullgare.”

Personat që e mbështetën projektin

"Kam kënaqësinë të punoj me organizatën kulturore dhe arsimore "Bleta" (“Pçella”) nga Los Anxhelosi - shpjegon Ljudmill Krumov. - Ajo bashkon patriotë që mbështesin shpirtin bullgar, punojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave bullgare. Kalin Krumov, kryetar i “Bleta”, më përkrahu njerëzisht dhe moralisht për realizimin e projektit. Shpresoj që kjo muzikë të shërbejë si një lloj ure lidhëse mes bullgarëve që jetojnë në vendlindje dhe atyre që janë jashtë vendit, por që e mbajnë Bullgarinë kudo me vete.

Albumi u miksua dhe u realizua në Nju Jork nga Mike Marciano dhe Dave Darlington, dy nga regjisorët më të kërkuar të zërit që kanë lidhje me disa nga albumet më në modë të xhazit të dekadave të fundit. E pyeta Marciano për mendimin e tij për stilin e kësaj muzike dhe ai tha se ka punuar mbi më shumë se 1600 albume, por nuk ka dëgjuar kurrë një gjë të tillë.”

Nga muzika jonë popullore nuk është “nxjerrë” vetëm materiali melodik. Kompozimet në "Përplasja kulturore" paraqet një katalog të vogël të ritmeve të pabarabarta bullgare më të njohura, si 5/8, 7/8, 9/8, 11/8, 15/8.

Ka edhe një pjesë në 4/4, e cila quhet “Bilanci” dhe kjo nuk është rastësi. Albumi është rezultat i kërkimit tim në këtë drejtim gjatë 20 viteve të fundit. Është mirë të bëjmë një bilanc, kjo na jep një arsye për të ecur përpara. Unë u jam shumë mirënjohës interpretuesve që janë muzikantë të mrekullueshëm. Kur punonim në studio, doja të mos luaja, por thjesht t'i dëgjoja. Rezultati që arritëm i detyrohet talentit të tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Milena Kozeva dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD