Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paparashikueshmëria në zhvillimin e karrierës bën që punonjësit e shëndetësisë të emigrojnë

Mungesa e mjekëve dhe e specialistëve të rinj po bëhet problem kombëtar për Bullgarinë

Shumë institucione mjekësore në vend mbështeten te pensionistët që punojnë

Foto: pixabay

Spitalet në vend po mbyten për shkak të mungesës së specialistëve në shumë fusha mjekësore. Reparte të tëra në spitalet e qyteteve më të vogla tashmë mbështeten nga pensionistët që punojnë, ndërsa të tjerat janë mbyllur për shkak të mungesës së specialistëve. Më e ndjeshme është mungesa e specialistëve të hematologjisë, infeksioneve, reumatologjisë, endokrinologjisë, oftalmologjisë e kështu me radhë. Nëse tani merren masa dhe tërhiqen specializantë  në vendet me problemin më të ashpër, ndryshimi pozitiv do të ndihet mezi pas 10 vitesh - thonë menaxherët, të cilët e njohin praktikën mjekësore.

Akoma në fillim të vitit 2020 në shumë vende, madje dhe në spitalet e mëdha tek ne, u ndie nevoja e madhe për mjekë, të cilët të përfshihen në luftën me pandeminë. Atëherë ishim dëshmitarë dhe të valës së radhës të specialistëve mjekësorë, të cilët u nisën drejt Evropës Perëndimore, ku po kështu  kishte një uri të madhe për kuadro me përvojë. Dhe pavarësisht se disa e përcaktojnë statistikën për mjekët e emigruar si të stërholluar, është me rëndësi që të llogaritet se, Bullgarinë e braktisin më tepër mjekët e rinj, të cilët e vazhdojnë arsimin dhe specializimin e tyre jashtë, kurse pas kësaj thjesht mbeten aty. Kështu tek ne mosha mesatare e mjekëve është mjaft e lartë, kurse specialistët janë të përqendruar në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdiv, Varna që janë qendra tradicionale universitare.

Sipas një sondazhi të Fondacionit “Shoqëria e hapur” mezi 5 % prej mjekëve në Bullgari janë nën moshën 30 vjeç. Megjithatë, dështimi në reformën e shëndetësisë bullgare nuk vjen nga mungesa e mjekëve të rinj, por nga mungesa e parakushteve për zhvillimin e këtyre specialistëve në vendin tonë. Pikërisht kjo paparashikueshmëri në zhvillimin e karrierës i bën punonjësit e shëndetësisë të emigrojnë. Kampioni për mungesë mjekësh është rrethi i qytetit Kërxhali (në Bullgarinë Jugore, në afërsi me kufirin me Greqinë). Sipas drejtorëve të spitaleve në qytetet Dobriç dhe Çirpan kjo është një tendencë, e cila vihet re prej kohësh, kurse shkakun ata e shikojnë në rregullimin jo të duhur të proceseve të kujdesit shëndetësor. Faji nuk është i një  departamenti të veçantë, por në shtet me të gjitha strukturat e tij - thotë doktori Valeri Veselinov në emër të Sindikatës Rajonale të mjekëve në Dobriç - rrethi, qendra e të cilit është qyteti, i cili është i parafundit në vend për nga mjekët për frymë:

"Kjo statistikë është  vdekjeprurëse, kurse ky është një sistem i rëndë, inert," vuri në dukje doktori Veselinov përpara Radios Kombëtare Bullgare. - Ka një rrezik real që spitalet më të vogla të rretheve të ndjekin fatin e dhjetëra spitaleve bashkiake, të cilat u mbyllën gjatë viteve të fundit.”

Sipas drejtorit të spitalit të përgjithshëm në qytetin  Dobriç, doktor Georgi Zheljazkov, ka reparte që vazhdojnë të funksionojnë falë pensionistëve që punojnë në to.

“Problemi me mungesën e specialistëve është kaq i madh për vendin saqë ai është një kazus kombëtar. Kurse zgjidhja e këtij kazusi është e lidhur me punën në ekip. Nga njëra anë është shteti, i cili duhet të sigurojë një financim adekuat dhe kushte për specializim, nga ana tjetër edhe spitali duhet të sigurojë kushte për punë, për zhvillim profesional, mundësi për kurse suplementare dhe ngritje të nivelit profesional.

Sipas doktorit Zheljazkov  dhe doktorit Veselinov synimi kryesor i specializantëve të rinj nuk është aq siguria financiare por mundësia e rritjes së karrierës. Këtë e ripohon dhe Rostisllava Petrova, specializante në neurokirurgji në spitalin në Dobriç. Menaxhmenti i institucionit mjekësor ka arritur të tërheqë 15 specialistë për një vit e gjysmë:

“Punoj në spital tanimë një vit të tërë, por kjo më kushton shumë sakrifica, sidomos koha e lirë dhe jeta ime personale. Unë kam zgjedhur një specializim dinamik dhe në të ngutësia është me rëndësi kyçe. Zgjodha qytetin Dobriç, sepse këtu kërkimi i kuadrove është i madh, kurse në qytetet e mëdha  si Varna dhe Sofja është shumë e vështirë gjetja e vendeve për specializantë . Këtu kushtet më kënaqin, prandaj dhe vendosa që të mbetem “

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të informacionit të Maja Shtërbanova - korrespondente e BNR-Dobriç dhe intervistës së Diana Donçeva  BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD