Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Filloi rirregullimi dhe ndërrimi i pllakave të verdhë në qendër të Sofjes. Krahas shtrimit, do të ndërrohen pllakat në trotuare, do të përmirësohen sipërfaqet e gjelbra, njofton Bashkia Metropolitane. Riparimi pritet të zgjasë deri më 10 shtator...
Në gjysmën e parë të 2022 vizitat turistike të të huajve në Bullgari janë afër 2 207 000. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo është një rritje prej 130 për qind. Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e turizmit, Irena..
Deri më 10 gusht, në qytetin e Sozopolit pranë Detit të Zi po mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar për Teatrin e Kukullave dhe Shesheve "Arlekino dhe Marioneta". Krahas pjesëmarrësve bullgarë ka edhe grupe teatrore nga Spanja, Portugalia..
Filloi rirregullimi dhe ndërrimi i pllakave të verdhë në qendër të Sofjes. Krahas shtrimit, do të ndërrohen pllakat në trotuare, do të përmirësohen..
Në gjysmën e parë të 2022 vizitat turistike të të huajve në Bullgari janë afër 2 207 000. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo..