Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..