Takimi në Lugano përfundoi me miratimin e një deklarate të mbi 40 vendeve donatore të gatshme për të financuar restaurimin e Ukrainës. Dokumenti parashikon monitorim të rregullt mbi progresin e rimëkëmbjes dhe flukset financiare në Ukrainë. Bullgaria nuk mori pjesë në forum. Nënshkruesit, duke përfshirë SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Japoninë, dënuan agresionin ushtarak të Rusisë dhe i bënë thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë trupat e saj.
Nënshkruesit nxitën të ashtuquajturat “Parime të Luganos” sipas të cilave të udhëhiqen përpjekjet për rikuperim. BE-ja tha se Kievi duhet të bëjë përparim në fusha të tilla, si sundimi i ligjit, frenimi i pushtetit të oligarkëve, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe sigurimi i qeverisjes efektive dhe transparente në mënyrë që të marrë ndihmë për rimëkëmbjen.
Rusia vazhdon të përgatitet për një përparim në Slavjansk, Bahmut dhe Seversk, duke transferuar në mënyrë aktive trupat në rajonin e Doneckut, por edhe forcat ukrainase po luftojnë dhe mund të mburren me disa suksese. Ky është vlerësimi i fundit i situatës në front nga Instituti për Studime Ushtarake në Shtetet e Bashkuara - ISW.Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..