Po të zhvillohen zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sot, GERB do të ishte forca e parë politike me 21.5% të votave, sipas anketës së fundit sociologjike të agjencisë “Alpha Research”, të realizuar deri më 1 korrik. Pas tyre renditen “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 20.2 për qind. Partia Socialiste Bullgare (BSP) është e treta me 11.5%. Pasojnë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane” - përkatësisht me 8.8 dhe 7.8 për qind. "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngritja Bullgare" fitojnë respektivisht 7.1 dhe 4.5 për qind mbështetje. “Ka një popull të tillë” (ITN), që doli nga koalicioni qeverisës, del nga parlamenti i ri i mundshëm.
Një koalicion i trefishtë rreth "Po e vazhdojmë ndryshimin" me BSP dhe "Bullgarinë Demokratike" merr 31.9% të mandateve të ardhshme parlamentare, që nuk mjafton për një shumicë. Për një koalicion rreth GERB-it janë 25.2%.
49.5% e të anketuarve në sondazh shprehin mbështetje për formimin e qeverisë së re në parlamentin aktual, ndërsa - 46.7% mbështesin zgjedhjet e parakohshme.Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..