Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një “mrekulli ishullore” për audiencën tonë doli të ishte i vetmi manastir mesjetar i mbijetuar në Bullgari në ishullin Shën Anastasia

10
Foto: Facebook /@St.AnastasiaIsland

Përgjigje të drejta, por jo shumë kategorike - ja si mund t'i përgjithësojmë rezultatet e kuizit tonë të fundit. Në faqet e dhjetë gjuhëve në të cilat Radio Bullgaria mban përmbajtje, ne ju pyetëm: "Ku është i vetmi manastir-ishull i ruajtur në Bullgari që nga epoka e Mesjetës? ". Përgjigjet e mundshme ishin - në ishullin Shën Ivan afër Sozopolit, në ishullin Shën Pjetri, pranë ishullit Shën Ivan, në ishullin e Shën Anastasias në Gjirin e Burgasit, në ishullin Shën Thoma, pranë vendpushimit Djuni, në ishullin Shën Kirik, në veriperëndim të Sozopolit.

E vërteta është se në të gjithë ishujt e përmendur ka pasur manastire të shenjta mesjetare, por i vetmi, ku manastiri është ruajtur deri më sot është ishulli Shën Anastasia.

Përgjigjja e saktë është dhënë nga përdoruesit tanë në bullgarisht - 73% e të gjithë atyre që votuan, 67% në shqip, 53% përgjigje të sakta në faqen tonë në turqisht, 76% e përdoruesve tanë grekë dhe 49% e atyre që votuan në rusisht.

Fituesi i padiskutueshëm është audienca e Radio Bullgarisë në frëngjisht, me rreth 85% që kanë shënuar përgjigjen e saktë. Arsyeja mund të jetë filmi i vitit 2011 "Ishulli" i regjisorit bullgar Kamen Kalev, ku luan rolin kryesor Leticia Casta. Filmi është xhiruar në ishullin Burgas, i cili deri në vitin 1991 mbante emrin "Bolshevik".

Ka hezitim në audiencën tonë në gjuhën angleze dhe gjermane, të cilët treguan me një numër pothuajse të barabartë votash (39% e atyre të hedhura në anglisht dhe 41% në gjermanisht) ishujt e Shën Anastasias dhe Shën Ivanit. Shumica e audiencës spanjolle dhe asaj serbe të Radio Bullgarisë kanë dhënë përgjigjen e gabuar - respektivisht ishullin Shën Ivan me 43% dhe 50% për ishullin Shën Pjetri.

Çfarë duhet të dimë për ishullin Shën Anastasia dhe manastirin me të njëjtin emër?

Dëshmia më e hershme me shkrim e ekzistencës së manastirit është një dokument zyrtar i Patriarkut Ekumenik Jeremia II, i datës 1575. Ishulli është emëruar sipas Shën Anastasias, një martire e madhe e kishës së krishterë, mbrojtëse e të sëmurëve dhe e dënuar padrejtësisht, e njohur edhe si Shëruesja. Manastiri nuk ka pasur fat të mirë - është djegur shumë herë dhe është sulmuar nga piratët. Në fillim të shekullit të 20-të, në vitin 1924, ai u kthye në burg, dhe më vonë u braktis dhe u la pas dore. Sot është një destinacion tërheqës turistik që zbulon trashëgiminë kulturore dhe historike të ishullit të Shën Anastasias. Një farmaci që ofron barëra dhe ilaçe të mrekullueshme, një qeli manastiri nga mesjeta ku mund të kaloni natën, një ekspozitë muzeore, kisha e lashtë “Fjetja e Hyjlindëses”, e cila e ka paracaktuar ditëlindjen e ishullit më 15 gusht, e gjithë kjo tërheq turistët bullgarë dhe të huaj që nga viti 2014. Pikërisht atëherë, pas një restaurimi që zgjati më shumë se një vit, ishulli u hap për vizita turistike. Kushdo mund të shkojë dhe thjesht të ecë nëpër historinë e ruajtur në këtë copë toke në djerrinën blu ose të qëndrojë më gjatë dhe të hajë gjellë të freskëta peshku në restorantin që ndodhet në ndërtesën e ish-manastirit.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë me supozimet e tyre në sondazhin tonë! Pavarësisht nga përgjigja juaj, shpresojmë të kemi provokuar interesin tuaj ndaj historisë dhe kulturës së pasur bullgare.

Mos ndaloni së qeni kurioz dhe vazhdoni të merrni pjesë në sondazhet tona. Pyetja e re ka një aromë aventure italiane: "Cili skulptor bullgar e bëri statujën e Leonardo da Vinçit në Aeroportin e Romës "Fiumicino"?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook /@St.AnastasiaIsland, BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD