E premtja do të fillojë me mot kryesisht me diell. Vranësirat do të jenë më të theksuara në Bullgarinë Veriore dhe aty do të ketë reshje shiu. Rreth dhe pas mesditës, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Vende-vende ka rrezik nga breshri. Temperaturat maksimale do të jenë 25-30°, në Sofje rreth 25°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me vranësira në veri. Temperaturat maksimale do të jenë 25-28°, uji i detit 24-26°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Pas mesditës do të ketë vranësira në zonat malore. Në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 19°, në 2000 m deri në 11°.
E shtuna vazhdon të jetë e freskët me reshje shiu në të gjithë vendin.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..