Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov, tha për Nova News se pjesa për termocentralet e qymyrit në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të rinegociohet. Ai deklaroi se nuk ndan mendimin e kolegut të tij nga Konfederata e Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov, se plani është i “dëmshëm” për vendin. Por ai ishte kategorik se, “Në kushtet e një krize energjetike, kur Gjermania rihap fabrikat e saj të qymyrit, ne nuk duhet ta mbyllim. Domethënë ka elemente që nuk janë të negociuara siç duhet dhe mund dhe duhet të rinegociohen”, shtoi sindikalisti.
Aktualisht termocentralet me linjit sigurojnë rreth 40 për qind të energjisë elektrike të vendit.
Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..
Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut respektohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “minoritetin maqedonas” në Bullgari, njofton BGNES. Në një takim në Universitetin “Xhons Hopkins”..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për..