Fëmijë nga Bullgaria dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Ukraina krijuan një “anije paqeje” në Kazino Detare të Burgasit, ku u zhvillua iniciativa “Të bëjmë një anije paqeje”. Ajo është pjesë e Akademisë së katërt Verore për Fëmijë, organizuar nga dega e Akademisë Kombëtare të Arteve në qytetin bregdetar.
“Me ekipin dhe fëmijët pjesëmarrës në Akademi, vendosëm të ftojmë mysafirët tanë të vegjël - një grup fëmijësh ukrainas, dhe të bëjmë një festë të vërtetë për ta”, tha organizatorja kryesore Marija Landova për BNR-Burgas. Të gjithë së bashku shikuan ekspozitën e modeluesve të anijeve - një ekspozitë tradicionale për qytetin bregdetar Burgas. Aty fëmijët u njohën në detaje me strukturën e anijeve dhe më pas së bashku bënë projektin e tyre për “anijen e paqes”.
Akademia verore për fëmijë në Burgas vazhdon deri më 22 korrik dhe në këtë aktivitetet krijuese mund të marrin pjesë fëmijët dhe të rinjtë nga 6 deri në 18 vjeç.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR-Burgas
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë..