Pas një jave protestash rrugore në Shkup kundër propozimit francez për hapjen e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në, interesante është pse pushtetarët në fqinjin tonë jugperëndimor vonojnë marrjen e vendimit mbi këtë çështje. “Pushtetarët në Maqedoninë e Veriut janë të bindur, se nuk duhet të hedhin poshtë propozimin francez. Por për shkak të rrezikut të zgjedhjeve të reja do të përpiqen të shtyjnë miratimin e vendimit në parlament, derisa të ulet intensiteti i protestave.” Këtë e theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Atanas Veliçkov. Ai është kryeredaktor i sajtit maqedonas tribuna.mk, ku në normën gjuhësore vendëse pasqyrohen pozitat e bullgarëve në vend.
A mund të çojë refuzimi i propozimit francez në një rritje të tensioneve ndëretnike me shqiptarët në vend? – Gazetari është skeptik:
“Unë nuk mund të bëj deklarata të tilla të guximshme, se paqja etnike në vend është në rrezik. Këtë e tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, por mendoj, se kjo ishte thirrja e tij për ndihmë. – Le të bëjmë këtë, se mund të bëhet vërtetë të rrezikshme. Por do të them përsëri, mendoj se këtu tashmë u rekrutuan edhe sllavët, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Nuk besoj se mund të ketë, kushedi se çfarë përplasjesh në baza etnike
Veliçkov tha, se pavarësisht protestave nuk ka rritje të qëndrimit negativ ndaj komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut:“Ne jemi mësuar me qëndrimin negativ veçanërisht të autoriteteve zyrtare këtu, me gjuhën e tyre, siç e quaj unë, të sistematizuar të urrejtjes. Stigmatizimi i bullgarëve këtu është universal. Është e mundur që nëse në protesta shfaqet një bullgar më i shquar, të bëhet problem, por si presion, pra asgjë më shumë se sa njerëzit zakonisht durojnë këtu. Por ende nuk kam një informacion të tillë.Në rrjetet sociale ka kërcënime, por kjo është një praktikë e rregullt. Tashmë jemi mësuar me të.”
Gazetari ripohoi informacionin, se ndër protestuesit kundër “bullgarizimit të Maqedonisë së Veriut në BE” ka edhe të pakënaqur me pasaporta bullgare. Shumë prej tyre sipas leverdisë profesionale dhe koniunkturës politike shfaqen herë si bullgarë, herë si maqedonas të lashtë dhe prapë si maqedonas nga koha e Jugosllavisë.
Atanas Veliçkov nuk pret ndryshime në propozimin francez gjatë Presidencës çeke të BE-së:
“Unë nuk besoj në një zhvillim të tillë të gjërave, për arsyen e thjeshtë se nëse ka ndonjë ndryshim, Bullgaria duhet të rikthejë menjëherë procesin nga fillimi. Ajo që Këshilli Evropian propozoi përmes Presidencës Franceze është ajo që është më e mira për të dyja vendet.”
Nëse ka ndonjë ndryshim, Bullgaria, siç i ka mbrojtur me vendosmëri deri tani pozitën e saj, duhet të rikthejë menjëherë negociatat nga fillimi dhe nëse duhet të vendosë një veto të re, mendon gazetari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, EPA/BGNES
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..