Rajoni në afërsi të Sofjes – Bankja sivjet shënon Festat e Ujit Mineral dhe Jetëgjatësisë “Goreshljaci 2022” me një program të pasur kulturor. Vetë ditët e quajtur “goreshljaci”, dmth. ditët më me vapë, bien më 15, 16 dhe 17 korrik. Programi fillon me një kinema në të hapur dhe me koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Një moment kyç i festës është shërbimi i Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore dhe bekimi i ujit për shëndet në kishën vendore “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Tri ditët e festës në rrugën qendrore parashikohen veprimtari të ndryshme. Më 15 korrik do të rregullohet “Aleja e artizanalëve” me pjesëmarrjen e Dhomës Rajonale të Zanatçinjve. Dy ditët e vijueshme, më 16 dhe 17 korrik, aty organizohet “Aleja e prodhuesve”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaEkspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..