Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP nisi negociatat për formimin e qeverisë

Foto: BGNES

Në më pak se gjysmë ore u zhvillua takimi i parë i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) me “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) në lidhje me fillimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re me mandat të BSP-së. Ne nuk e kemi komentuar përbërjen personale të kabinetit para bisedimeve me partnerët e tjerë dhe nuk kemi mbështetjen e 121 deputetëve, tha kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.

PP kanë kërkuar që negociatat të vazhdojnë derisa të miratohen në Parlament ndryshimet në legjislacionin kundër korrupsionit.

Ninova shtoi se përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe bisedimet me të gjithë furnizuesit e mundshëm të gazit, përfshirë Gazpromin, janë përfshirë në programin e qeverisjes së ardhshme. Ajo nuk përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, nëse negociatat dështojnë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD