27 për qind e bullgarëve që punojnë ose 840 mijë njerëz nuk mund të përballojnë pushimet e një jave, ndërsa në Evropë kjo i referohet gjithsej 38 milionëve, sipas një sondazhi të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, të cituar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Kriza dhe kostot në rritje po shtojnë presionin dhe gjithnjë e më shumë njerëz thonë se po luftojnë për të mbijetuar. Sipas ekspertëve sindikalë, ka shumë gjasa që tendenca negative të thellohet më tej si pasojë e inflacionit. Prandaj Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon që të merren masa urgjente për tejkalimin e varfërisë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari kërkoi tashmë një rritje të re të pagës minimale në 800 leva (409 euro) nga vjeshta, për të ulur numrin e të varfërve që punojnë në vendin tonë.
Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka sqaruar se deputetët e tij nuk do të votojnë për një..
Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare. Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po..
Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..