Ditën e mërkurë do të mbahet mot me diell. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në zonat lindore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të jetë kryesisht ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje rreth 32°.
Në zonat malore do të jetë me diell, pasdite me vranësira të lehta grumbulluese. Do të fryjë erë kryesisht mesatare veriore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 27°, në 2000 m - afro 19°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë, pasdite deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 26°-29°, kurse të ujit të detit 23°-25°. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..