Fushata e mbledhjes së rendimentit të grurit në vendin tonë është në lulëzim dhe bashkë me të janë rihapur edhe pikëpyetjet për çmimin e drithit dhe importet e dumpingut. Që prej 20 vjetëve e këtej Bullgaria po i shton rendimentet e veta tëgrurit dhe drithërave të tjera dhe i plotëson nevojat e popullsisë. Në fillim të fushatës së korrjes, Ministria e Bujqësisë u sigurua se viti është i mirë për drithërat dhe rendimenti i grurit pritet të mos të jetë më i keq se ai i vitit të kaluar. Aktualisht në Dobruxha dhe në rajonin e qytetit Silistra korren mesatarisht rreth 500 kg për hektar sipërfaqe. Pritet që sasitë në fund të fushatës të arrijnë mbi 6 milionë tonë, që është plotësisht e mjaftueshme në kuadrin e një viti kalendarik.
“Deri tani gjithmonë kemi mundur të sigurojmë rezervën tonë personale prodhuese, krizë nuk ka pasur që nga vitet 90 e këtej. Biznesi është i organizuar shumë mirë, mullixhinjtë, tregtarët, prodhuesit bullgarë të bukës gjithmonë grumbullojnë grurë të mirë dhe cilësor, por më shumë se 2/3 e të korrave bullgare duhet të eksportohen në mënyrë që paratë e freskëta të mund të hyjnë në ekonomi dhe në bujqësinë vendase" - tha drejtori ekzekutiv i Bursës së Mallrave të Sofjes Vasill Simov në programin e BNR-së "Horizont":
“Çmimi i grurit do të jetë me rreth 10-15% më i lartë nga ai i vjetshëm, duke arritur deri më 300 dollarë për tonë çmim fillestar i korrikut. Jemi shumë larg nga gruri i shtrenjtë gjatë muajit mars me çmime prej 450-500 dollarë. Por dhe prodhimi i grurit në një përpjesëtim botëror nuk do të jetë më pak, në krahasim me vitin e mëparshëm. Tek ne ka prodhim. Gruri dhe sivjet pritet që të jetë rreth dhe mbi 6 milionë tonë, kurse konsumi ynë i brendshëm është më pak se 2 milionë tonë për vit. Në këtë mënyrë vendi ynë ka një potencial eksporti prej afro 4 milionë tonë, të cilat duhet ti eksportojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur në një konkurrencë me eksportueset e mëdha të grurit nga rajoni, siç janë Rusia, Ukraina, Rumania.”
“Bilanci i drithit nuk i shqetëson prodhuesit e grurit, ai është i siguruar dhe sasitë janë të mjaftueshme për të pasur edhe për eksport.Problemi është se në vend që të ndihmohen ata që prodhojnë tani, ata kërcënohen me importe me dumping, gjë që ul çmimet. Importi vjen nga Ukraina dhe është me çmime më të ulëta”- vuri në dukje në intervistën e dhënë për BNR-Stara Zagora Kostadin Kostadinov, kryetar i Shoqatës Kombëtare e Kultivuesve të Drithërave:
“Ne jemi tolerantë ndaj tyre, por me këto veprime të kompanive dhe individëve që kërkojnë mënyra për të përfituar vetëm ato dhe për të shkatërruar prodhimin e huaj dhe vetë prodhuesit, nuk është mirë. Midis kolegëve po ve re një frikë dhe tension, dhe kjo lind tension që do të çojë në një ngërç dhe ne do t'i marrim gjërat në duart tona. Ne jemi të detyruar të prodhojmë me preparate të shtrenjta, të respektojmë një sërë normash ekologjike të Bashkimit Evropian, kurse kjo e shtrenjton prodhimin.”
Në përgjigje të shqetësimeve të prodhuesve të drithërave lidhur me importin e grurit nga Ukraina me çmime të reduktuara dhe kontroll fitosanitar, Ministri i Bujqësisë në dorëheqje Ivan Ivanov deklaroi se po bëhen kontrolle në pikat kufitare. Por, prej tyre u bë e qartë se deri më 14 korrik të këtij viti në Bullgari kanë hyrë gjithsej 6000 tonë grurë dhe 1300 tonë elb. Sipas dikasterit, ky grurë është për ri-eksportim dhe sasitë e tij janë paksa të vogla në krahasim me atë që sillet në vendin tonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, arkiv, grain.bg
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..