Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Materializimi i Surrealizmit" – vepra origjinale të Salvador Dalis paraqiten në qytetin Ruse

Foto: Facebook/ruseartgallery

Galeria e Arteve në qytetin DanubianRuse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të 20-të, Salvador Dali.

Vizitorët mund të njihen me litografi të tij, punimet me argjend, serigrafi mbi mëndafsh, punime dizajni etj. Ato janë prezantuar në 5 seksione tematike - "Lulet surrealiste", "Dymbëdhjetë Apostujt ose Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët", "Benvenuto Çelini", një cikël ilustrimesh për "Plakun dhe detin" nga Ernest Hemingway dhe krijime të tjera të ndryshme të Salvador Dalis.


Autografi i artistit të çuditshëm dhe ekscentrik është një provë e pranuar përgjithësisht e autorësisë dhe të origjinalitetit të secilës prej veprave të ekspozuara dhe mbrohet nga të gjitha ligjet ekzistuese për të drejtat e autorit. Ideja është që të ndihmohet publiku të ndjekë sesi Salvador Dalia i materializon pikëpamjet e tij përmes një gjuhe speciale artistike nën formën e imazheve, të cilat shumë shpesh marrin një pamje jo të materializuar, të paprekshme por që ndihet shumë qartë nga shikuesi, thonë drejtuesit e ekspozitës.


“Salvador Dali është krahasuar shpesh me Leonardo da Vinçin dhe Mikelanxhelon.Ai ka mundur të vizatojë çdo objekt me një saktësi fotografike, dhe ta sjellë nga një ëndërr në realitet.Pikturat e tij i prekin njerëzit edhe sot e kësaj dite”, tha për BNR-Shumen kuratori i ngjarjes, Vasilij Kesauri.Ai është gjithashtu një anëtar i familjes që zotëron koleksionin me krijime të Dalis. Familja e tij është me prejardhje gjeorgjiane, por prej viteve jeton në Francë.


Deri tani ekspozita “Materializimi i surrealizmit” ka  vizituar galeri në Poloni, Çeki, Letoni, Estoni, Lituani dhe Sllovaki.Koleksioni privat “Kesauri” ka edhe vepra të piktorëve si Chagall, Degas, Toulouse Lautrec, kurse 1300-1400 vepra nga koleksioni janë të Salvador Dalis, thotë Vasilij Kesauri. Ekspozita do të mbetet në qytetin Ruse deri në fund të muajit tetor.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/ruseartgallery

Më shumë nga rubrika

Një bullgar nga Ukraina pikturon skena nga jeta e përditshme mbi... kunguj

Ilija Zllatov, një piktor nga fshati Kulevça i Bollgradit, e shfrytëzon talentin e vet në një mënyrë jostandarde. Për këtë qëllim ai nuk përdor kanavacën tradicionale apo fletën e letrës, por…..kunguj dekorativë. Veprën e parë bullgari nga Ukraina..

botuar më 22-11-13 10.15.PD

Jashtë vendit kanë mbetur vetëm 39 lektorate të gjuhës bullgare

Nënpresidentja Ilijana Jotova organizoi një forum ndërkombëtar për alfabetin cirilik. Një prej qëllimeve të tij ishte të dërgoheshin mesazhe kundër zëvendësimit të historisë dhe për të kundërshtuar përpjekjet nga Lindja dhe Perëndimi për të mohuar..

botuar më 22-11-10 7.15.PD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Studiuesit e gjuhës bullgare mblidhen sot në një forum për alfabetin cirilik

Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës". Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga..

botuar më 22-11-07 12.02.MD