Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me urën Peleshac, Kroacia anashkalon Bosnjën dhe lidh brigjet e saj


Kroacia inauguroi urën Peleshac, e cila lidh gadishullin jugor me pjesën tjetër të vendit, transmetoi hina.hr. Impianti kushton 525 milion euro me çmimin fillestar në vitin 2017 nga 265 milion euro. Ky është projekti më i madh infrastrukturor në Kroaci, bashkëfinancuar nga BE me 357 milion euro. Ura u ndërtua nga China Road and Bridge Corporation. Ura mbahet nga gjashtë shtylla me gjatësi 33 metra secila dhe është me trafik të dyanshëm ku secili drejtim është me katër korsi. Pjesa e detit është e gjatë 2400 m. Ura Peleshac rrethon daljen e Bosnjës e Hercegovinës në Detin Adriatik te Neum.Autoritetet boshnjake janë të pakënaqur se fluksi turistik do ta anashkalojë ata. Në vitin 1699 Republika e Dubrovnikut ia dha Neum Perandorisë Osmane për t’u shkëputur nga zotërimet e Venedikut. Këto 9 km ende e copëtojnë bregdetin kroat.

Rumania hodhi poshtë spekulimet se ka pretendime territoriale ndaj Ukrainës


Ministria rumune e Punëve të Jashtme hodhi poshtë spekulimet e Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmijtrij Medvedev. Ai botoi “një hartë, e cila në mënyrë fantastike u jep territore ukrainase Rumanisë dhe shteteve të tjera”, transmeton Agerpres. “Një qëndrim i tillë është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformacionit  të shfrytëzuara nga Federata Ruse prej disa kohe që u forcuan pas fillimit të luftës agresive dhe të paligjshme kundër Ukrainës. Ata synojnë të ripërcaktojnë në mënyrë arbitrare kufijtë e disa vendeve dhe kështu të inkurajojnë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare. Ato nuk përfaqësojnë asgjë më shumë se përpjekje plotësisht të dështuara për të justifikuar sjelljen e tyre të mosrespektimit të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi Ministria e Jashtme rumune.

Kosova po përgatitet të bëhet kandidat anëtare e BE-së


Deri në fund të vitit Kosova planifikon të kërkojë statusin zyrtar të shtetit kandidat për anëtarësi në BE, njoftoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e vendit Donika Gërvalla, bëri të ditur sajti i informacionit Exit. Ndonëse nuk njihet zyrtarisht nga 4 vendet e komunitetit, Prishtina tashmë zbatoi pjesën kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, për të “stabilizuar rajonin dhe për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë”, tha Gërvalla. Ajo shtoi se nga 1 gushti do të nis zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës i marrë në fund të qershorit ku vendosi masën e reciprocitetit në çështjen e dokumenteve personale. Ministrja Gërvalla komentoi edhe kandidaturën e Kosovës për anëtarësim të vendit në Këshillin e Evropës, duke shtuar se pret që procesi të jetë i suksesshëm dhe i shpejtë. Kosova paraqiti aplikacionin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

Larvat e një fluture të rrezikshme dëmtojnë fushat në Greqi, Turqi dhe Bullgari


Turqia dhe Greqia alarmuan dëme në më shumë se 15 për qind të kulturave të lulediellit. Dëmtuesi prek zona të mëdha në të dy anët e lumit Marica pranë kufirit me Bullgarinë. Deputetët e opozitës greke kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Ekspertët turq paralajmëruan për një ndikim të mundshëm të problemit në çmimin e vajit të lulediellit. Mola livadhore ka mbuluar 253 000 dynym ose 1/3 e lulediellit në Dobruxha të Bullgarisë Verilindore, njofton Instituti Bujqësor i Dobruxhës. Larvat e molës nga familja Crambidae  asgjësuan sipërfaqe të mëdha me lulediellit, jonxhe dhe kultura të tjera në rajonin grek Evros dhe në zona të tjera. Në Turqi u prekën 4 milion dynym në rajonet Odrin, Krëkllarelli dhe Tekirdag. Kundër dëmtuesit spërkaten insekticide.

Po përmirësojnë sistemin për monitorimin e shoferëve në autostradat e Serbisë


Në Serbi, nga 29 korriku, filloi së funksionuari një sistem i përmirësuar për matjen e shpejtësisë mesatare në të gjitha autostradat, njoftoi policia rrugore, cituar nga agjencia BETA. Përveç shpejtësisë mesatare në rreth 50 seksionesh, sistemi do të monitorojë nëse shoferi dhe pasagjerët kanë vendosur rripin e sigurimit dhe nëse shoferi përdor celularin në mënyrë të paligjshme. Qëllimi është rritja e sigurisë së trafikut. Gjatë 5 viteve të fundit, mesatarisht rreth 40 persona në vit humbën jetë në aksidente në autostrada. Njëkohësisht do të vazhdojë kontrolli i shpejtësisë me radarët e policisë.

Nga viti 2018 në Serbi nëpërmjet pikave për pagimin e taksave monitorohet shpejtësia e qarkullimit në autostrada dhe vendosen gjoba. Shpejtësia e lejuar është deri në 120 km për një ore. Për shembull, pjesa nga Beogradi në Nish duhet të përshkohet në jo më pak se një orë e 58 minuta.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, agerpres.ro, nsuzivo.rs

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kompani amerikane po tregojnë interes për projektet energjetike në Serbi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç , gjatë vizitës së tij në SHBA, për të marrë pjesë në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të..

botuar më 22-09-23 1.38.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të studiohet krijimi i një linje ajrore Brashov-Burgas Marrëveshja e partneritetit mes qyteteve Burgas dhe Brashov nga viti 2017 duhet të përmbushet me përmbajtje konkrete. Për këtë ranë dakord në një forum biznesi në Brashov..

botuar më 22-09-16 2.08.MD

Presidenti i këshilloi partitë për të mos i djegur urët mes tyre

Partitë dhe kandidatët për deputetë duhet ta ndërtojnë fushatën e tyre parazgjedhore në bazën e programeve konkurruese dhe zgjidhjeve të punës për dalje nga kriza, e jo në bazë të sulmeve personale. Kështu i këshilloi politikanët presidenti Rumen..

botuar më 22-09-13 4.31.MD