Një kompani turke, prodhuese e fenerëve për disa prej markave më të famshme të makinave në botë, investoi 10 milionë euro në fabrikën e saj të re, të dytë në qytetin Plovdiv. 4 milionë nga shuma janë të ndarë për blerjen e makinerive në të. Zona e re e prodhimit, e vendosur në 12 000 metra katrorë, ndodhet pranë një prej arterieve kryesore rrugore afër qytetit – rrugës drejt qytetit Asenovgrad. Qëllimi është që në fabrikë të prodhohen fenerë vetëm për vetura të reja, pasi që deri më tani u prodhuan së bashku me pjesë këmbimi. Investimi i grupit turk është pjesë e projektit të tij afatgjatë për të investuar 40 milionë euro deri në vitin 2023. Historia e kompanisë në vendin tonë filloi në vitin 2019, kur hapi një qendër zhvillimi në Sofje dhe fabrikën e saj të parë në Zonën Ekonomike Trakia.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..