Presidenti Rumen Radev dërgoi një letër urimi dhe zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut - 2 gushtit.
“Përkujtimi i Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903 zë një vend të rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët dhe është vetëm një nga shembujt e trashëgimisë së pasur shpirtërore, kulturore dhe historike që lidh ngushtë dy vendet tona dhe qytetarët e tyre”, theksoi Rumen Radev.
Ai theksoi se historia jonë e përbashkët duhet të bëhet faktor real për afrimin mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë duhet të kontribuojnë burrështetasit nga të dyja palët.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..