Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendi blen gaz rus më të shtrenjtë nga ndërmjetësit

Foto: Mariella Dimitrova, Radio Varna

Kompania shtetërore “Bulgargaz” ka blerë sërish gaz rus, por përmes një ndërmjetësi me çmim më të lartë për 20 euro, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) kryetari i Rregullatorit të Energjisë, Ivan Ivanov. Nuk ka dokumente për shkarkimin e 7 cisternave me gaz të lëngshëm, siç kishte deklaruar ish-kryeministri Kirill Petkov, shtoi Ivanov dhe sqaroi se ka mjaft cisterna me gaz në Mesdheun Lindor, por nuk ka kapacitete për shkarkimin e tyre në Greqi apo Turqi. Nuk ka dhe kapacitet të rezervuar për transmetim në Bullgari.

Vasill Velev, kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial i tha BNR-së se biznesi kërkon kompensim nga shteti për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit dhe siguri në furnizime, sepse vetëm 28% e karburantit blu që i nevojitet vendit është rënë dakord.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD
Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD