Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blerja e gazit rus nëpërmjet ndërmjetësve ishte e domosdoshme për Bulgargaz

Foto: arkiv

Blerja e gazit rus nga "Bulgargaz" përmes ndërmjetësve me çmime më të larta ishte e nevojshme për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga "Gazprom", konfirmoi për BNT kryetari i Bordit të Drejtorëve të "Bulgargaz" Ivan Topçijski. Ai theksoi se tregtarët e gazit nuk janë ndërmjetës, por kompani tregu që kompensojnë sasitë e munguara në situatë krize.

Topçijski shpreson se çmimi i gazit për muajin shtator do të jetë më i ulët, por “me ardhjen e sezonit të ngrohjes do të ketë mungesë.” Për 7 cisternat me gaz të lëngshëm amerikan, ai tha se çmimi është i favorshëm dhe afër çmimeve të tregut, dhe ka kapacitet për shkarkimin e tyre deri në dhjetor. 3 cisternat e para do të ofrojnë sasi të mjaftueshme për përdoruesit vendas deri në fund të vitit 2022 dhe për gjysmën e klientëve të tregut të lirë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD