Blerja e gazit rus nga "Bulgargaz" përmes ndërmjetësve me çmime më të larta ishte e nevojshme për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga "Gazprom", konfirmoi për BNT kryetari i Bordit të Drejtorëve të "Bulgargaz" Ivan Topçijski. Ai theksoi se tregtarët e gazit nuk janë ndërmjetës, por kompani tregu që kompensojnë sasitë e munguara në situatë krize.
Topçijski shpreson se çmimi i gazit për muajin shtator do të jetë më i ulët, por “me ardhjen e sezonit të ngrohjes do të ketë mungesë.” Për 7 cisternat me gaz të lëngshëm amerikan, ai tha se çmimi është i favorshëm dhe afër çmimeve të tregut, dhe ka kapacitet për shkarkimin e tyre deri në dhjetor. 3 cisternat e para do të ofrojnë sasi të mjaftueshme për përdoruesit vendas deri në fund të vitit 2022 dhe për gjysmën e klientëve të tregut të lirë.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të popullit që të rishqyrtojnë vendimin, me të cilin i jepen para Ministrisë së Punëve të Brendshme për mjete zjarrfikëse. Sipas Radev, alternativa më e mirë është që paratë të shkojnë në ushtri,..
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani..
Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara..
Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima...