Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë qeramike nga Republika Çeke po viziton Burgasin

7
Foto: sofia.czechcentres.cz

Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.

Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgas

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë ndërkombëtare lundron përgjatë vijës kufitare të Danubit

Anija Danuvina Alacris – “Danubi i Gjallë”, një kopje e një anije romake, tashmë kaloi me sukses distancën midis qyteteve bullgare buzë Danubit Vidini dhe Llom. Anija u ndërtua për 2 vjet në Gjermani duke përdorur teknologjinë e lashtë të shekullit..

botuar më 22-10-04 12.14.MD

“Kullota Ujore” në Parkun Jugor të Sofjes

Skulptori bullgar me famë botërore Pavell Kojçev i dha jetë të re kompozimit të tij skulpturor “Kullota Ujore” duke e vendosur në liqenin e Parkut Jugor në kryeqytet. “Ideja e veprës lidhet me Biblën. Të gjithë kemi nevojë për një bari, Krishtin,..

botuar më 22-10-01 2.15.MD

Në festivalin “Trëndafili i Artë” shfaqen filmat më të fundit bullgarë

Festivali i 40-të i Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” mbahet nga 23 deri më 29 shtator në qytetin bregdetar Varna. Programi përfshin 14 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe 5 filma me metrazh të shkurtër nga krijues bullgarë dhe..

botuar më 22-09-23 8.15.PD