1274 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 155 ne krahasim me një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 21% e 5999 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 21,8% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
122 të infektuar u shtruan në spitale. 91 prej tyre ose 74.6% nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve është ulur me 28 në 1056 veta. Janë 57 të infektuar në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 6 persona me Covid të konfirmuar. 4 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. Janë shëruar 3504 persona. Të enjten janë administruar 2908 vaksina. Nga më shumë se 2 milionë bullgarë të vaksinuar, 846 000 kanë marrë një dozë të dytë përforcuese. Janë mbi 52 000 bullgarë me imunizimin e tretë përforcues.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..