Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë zbulon fuqinë bashkuese të imazheve mrekullibërëse të Nënës së Zotit dhe shenjtorëve

7
Снимка: Facebook / @culturalinstitute.mfa

Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj besimtarët u drejtojnë atyre lutjet e veta në raste të ndryshme. "Besimi në imazhet mrekullibërëse të Nënës së Zotit është filli lidhës midis kishave dhe manastireve në Ballkan, në të cilat ikona çudibërëse dhe lipsana të shenjta ruhen si relike të çmuara," vëren Snezhana Joveva, drejtoreshë e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, me rastin e ekspozitës me posterë "Ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta në Ballkan". Ekspozita është vepër e studiuesve nga Qendra për Studime Sllavo-Bizantine "Prof. Ivan Dujçev" pranë Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit", me mbështetjen dhe partneritetin e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hapja e aktivitetit është në festën e madhe të Krishterë të Nënës së Zotit (15 gusht), në Qendrën Kulturore "Trakart" në qytetin e Plovdivit dhe është një lloj tregimi për mrekullitë që lidhen me ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta nga manastiret e ndryshme ballkanike.


Cili është mesazhi i saj?

“Në Ballkan të gjithë duhet të kërkojmë shumë më tepër dialogun, sesa konfrontimin, gjë që ndodh shpesh”, thekson Snezhana Joveva në një intervistë për Radio Vatikanin. 

Snezhana Joveva

Besimi dhe ruajtja e këtij kujtimi – përmes manastireve, përmes historive njerëzore për mrekullitë, janë një mesazh jashtëzakonisht i mirë. Dhe në këto 24 panele posterësh do ta shihni këtë histori - nga Manastiri "Shën Gjon Vladimiri" pranë Elbasanit – Shqipëri, ose Manastiri i Bigorit - Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga Manastiri i Rillës, fuqia mrekullibërëse e Relikteve të Shenjta dhe adhurimi para ikonës mrekullibërëse të Nënës së Shenjtë. Sipas nesh duhet ta ndajmë këtë kujtim kolektiv për çudinë dhe t’i bëjmë njerëzit për ta kërkuar Zotin më shpesh.

Që nga viti i kaluar e deri në këtë moment, ekspozita është e pranishme në programet e misioneve tona diplomatike në mbarë botën dhe gëzon interes të madh. Në fillim të këtij viti, ajo vizitoi Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut - Shkup, duke theksuar mrekullitë që lidhen me ikonën e Shën Gjon Pararendësit në Manastirin e Bigorit dhe eshtrat e ruajtura të Shën Klementit të Ohrit në kishën “Shën Pantelejmon” në Ohër. Para kësaj ajo ishte prezantuar në Beograd të Serbisë, në Berat dhe Tiranë të Shqipërisë, e më pas në Afrikën e Jugut, Itali, Zvicër dhe Bjellorusi.

Rruga e kësaj ekspozite i është drejtuar botës, nëse mund ta themi në këtë mënyrë – thekson Snezhana Joveva. – Premiera u mbajt në gusht (të vitit 2021 - red.), në prag të festës së madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses Mëri, në galerinë tonë të rinovuar "Misioni" pranë Ministrisë e Punëve të Jashtme. Mund të shfaqet në të gjitha misionet tona diplomatike, jo vetëm në vendet e Ballkanit, por kudo ku ka interes për të. Përveç bullgarishtes është edhe në anglisht”.

Në hapjen e ekspozitës në Plovdiv do të prezantohet një katalog dygjuhësh me tregime për ikonat çudibërëse dhe lipsanat e shenjta në Ballkan.

Më shumë për respektin e bullgarëve ndaj ikonave mrekullibërëse me imazhin e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë "Ikonat e Nënës së Zotit në Nesebër dhe Arbanasi ndihmojnë gratë të kenë fëmijë".  

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @culturalinstitute.mfa, vaticannews.va



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD