Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) tanimë është partnere e Institutit Shtetëror Kulturor pranë ministrit të punëve të jashtme në popullarizimin e kulturës bullgare nëpër botë. Kjo u bë e mundur me nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike me Institutin, i cili që nga viti 2005 ka realizuar projekte të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare në fushën e diplomacisë kulturore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore-historike dhe të artit modern bullgar në mbarë botën.
“Partneriteti me Radion Kombëtare Bullgare është i rëndësishëm për ne nga ana strategjike.Instituti Shtetëror i Kulturës administron një fond arti shumë të pasur, kurse përmes kanaleve të radios publike informacioni do të arrinte më aktivisht dhe më shpejt te përdoruesi i vërtetë i projekteve tona”, theksoi Snezhana Yoveva, drejtoreshë e Institutit Shtetëror Kulturor.
“Instituti ynë prej një viti po kryen një projekt të rëndësishëm, të financuar në bazë të fondit norvegjez, të titulluar “ Bashkëpunim strategjik midis Bullgarisë dhe Norvegjisë në përkrahje të angazhimeve ndërkombëtare të Bullgarisë për luftë me antisemitizmin dhe ruajtjen e trashëgimisë hebraike” dhe së bashku me kolegë nga Instituti Diplomatik dhe Ministria e Punëve të Jashtme realizojmë një sërë studimesh dhe ngjarjesh publike për të treguar përmasat moderne të kujtesës së shpëtimit të hebrenjve bullgarë. Besoj se, përmes bashkëpunimit me Radion Kombëtare Bullgare dhe programeve të ndryshme rezultatet nga ky projekt do të ndahen dhe më shumë njerëz do të jenë në gjendje të mësojnë për projektet aktuale kulturore që ekipi ynë po zbaton."
Si media publike, Radioja Kombëtare Bullgare punon në mënyrë aktive në detyrën e saj për të mbështetur kulturën dhe artin bullgar, dhe nga ana tjetër, ka një angazhim edhe për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. “Mendoj se, që të dyja gjërat mund të kryhen përmes këtij partneriteti me ndihmën e programeve tona, faqeve tona në internet dhe produkteve të reja mediatike, të cilat i planifikojmë që ti realizojmë në një të ardhme të afërt”- tha Drejtori i Përgjithshëm Milen Mitev. Sipas fjalëve të tij, programi shumë gjuhësor i Radios Kombëtare Bullgare do të jetë një pjesëmarrës aktiv në projekt:
“Radio Bullgaria është një burim shumë i rëndësishëm i Radios Kombëtare Bullgare, i cili duket se ka qenë i pashfrytëzuar vitet e fundit.Jam optimist se, në vitet në vijim do të mund të forcojmë ndikimin e Radio Bullgarisë, përfshi edhe përmes partneriteteve të tilla, sepse në situatën në të cilën punojmë me burime të kufizuara financiare, partneriteti me institucione të tjera është edhe më i rëndësishëm për ne”.
Dhe derisa misioni i Radio Bullgarisë është të prezantojë në dhjetë gjuhë të gjitha aspektet e jetës në Bullgari dhe trashëgiminë kulturore dhe historike vendase para një audience shumëgjuhëshe në mbarë botën, informacioni për projektet e Institutit Shtetëror Kulturor brenda dhe jashtë vendit ka një vend të rëndësishëm në faqet tona. Ngjarja më e afërt që do të përqendrojë vëmendjen mbi arritjet e krijuesve bullgarë do të jetë në Sarajevë, ku ekspozita "Diplomacia dhe arti" do të jetë e ftuar në Muzeun Kombëtar të Letërsisë dhe të Artit.
“Ambasadori Valeri Jotov do të jetë mikpritës i kësaj ekspozite, do të ketë një pritje me rastin e Ditës së Diplomacisë - 19 korrik, dhe publiku në Sarajevë do të mund të njihet me kryeveprat e fondit tonë të artit, të cilat mbulojnë një periudhë të gjatë të artit figurativ. Duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e veprave që hynë në fondin e artit vitin e kaluar, e përkatësisht një donacion madhështor nga artisti kozmopolit bullgar Alcek Mishev, i cili jeton në Milano - shpjegoi Snezhana Yoveva për Radio Bullgarinë. - Instituti Shtetëror Kulturor pranë ministrit të punëve të jashtme është një strukturë pikërisht në përkrahje të produkteve dhe projekteve, të lidhura me diplomacinë kulturore dhe ngjarjet publike të misioneve tona diplomatike jashtë shtetit. Nga ana tjetër është partneriteti ynë me jo më pak organizata bullgare dhe të huaja jashtë shtetit. Për shembull, përpara më pak se një viti instituti u pranua në rrjetin Evropian të instituteve kulturore EUNIC (European Union National Institutes for Culture) dhe në sajë të kësaj anëtarësie ne mundim të përkrahim ambasadat tona, të cilat janë kryesisht jashtë Bashkimit Evropian, të marrin pjesë aktive në rrjetet e grupimeve në vende dhe të realizojnë projekte të mëdha kulturore dhe festivale me pjesëmarrjen e artistëve bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..