Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy fëmijët e plagosur në aksidentin me autobusin serb në autostradën “Trakia” janë jashtë rrezikut për jetën

Dr. Valentin Dimitrov
Foto: BGNES

Dy fëmijët që mbetën të plagosur rëndë në aksidentin me autobusin serb në autostradën “Trakia” mbeten në Repartin e Mjekimit Intensiv të Fëmijëve. Sipas drejtorit të spitalit “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov, natën e kanë kaluar relativisht të qetë. Njëri prej fëmijëve është në pritje të analizave shumë të specializuara për të sqaruar dhe vendosur diagnozën përfundimtare. Fëmija tjetër, i cili tashmë u është nënshtruar disa operacioneve, po përballet me një tjetër operacion të madh për stabilizimin e frakturave në legen. Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e dy fëmijëve, por gjendja e tyre mbetet e rëndë.

Drejtori i spitalit dje ka takuar të afërmit e fëmijëve të lënduar dhe udhëheqësin e përkohshëm të ambasadës serbe, Slavica Panic, për t'i informuar për trajtimin e ndërmarrë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD