Arkeologët zbuluan një tempull të ri në Perperikon, transmetoi BTA. Sipas profesorit Nikollaj Ovçarov, ai është vetëm dhjetë metra larg sallës së famshme me altarin në pallatin e shenjtë, ku Aleksandri i Madh mori një parashikim se do të pushtonte botën. Në disa vende, muret kanë mbijetuar në një lartësi prej gati 3 m, gjë që e bën ndërtesën e sapo zbuluar një nga strukturat më të ruajtura të gjetura deri më tani në Perperikon, komentoi arkeologu.
Sipas prof. Ovçarov, tashmë mund të thuhet se pranë altarit të lashtë shkëmbor të Dionisit, gjatë periudhës romake (shek. III-IV), është formuar një kompleks i tërë i shenjtë tempujsh, kushtuar hyjnive të ndryshme të asaj kohe. Të tillë janë kalorësi trak dhe perëndia lindore Mitra, për nder të të cilëve janë ndërtuar faltore të veçanta.
Ende nuk është përcaktuar se cilit perëndi i është kushtuar tempulli i sapo zbuluar. Nga ana e tij, specialisti i arkeologjisë antike Doc. Dr. Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ky është një ansambël unik sakral që është i vetmi i këtij lloji në Bullgari.Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..