Njëzet e katër parti dhe shtatë koalicione do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor.Edhe pse afati i regjistrimit përfundoj dje, forcat politike do të mund të bëjnë ndryshime deri më 27 gusht dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për dy partitë - " Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike", të cilat ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të dalin në zgjedhje si koalicion.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të sjellin një zhvendosje të ndjeshme të forcave politike në preferencat e votuesve me një përjashtim të vetëm- partia qeverisëse "Ka një popull të tillë" (ITN) mund të mos kalojë barrierën parlamentare.Sipas sociologëve, GERB është përpara "Po e vazhdojmë ndryshimin" me disa pikë përqindjeje, por kjo nuk garanton gjetjen e partnerëve të koalicionit dhe formimin e një kabineti. E panjohura më e madhe, si në tre votimet parlamentare në vitin 2021, mbetet nëse do të gjendet një forcë politike që së bashku me aleatët e vet të mund të mbledhë një shumicë prej të paktën 121 votash që të mund të qeverisë vendin.
Ashtu siç po duket, "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP), e cila qeverisi së bashku me partnerët e koalicionit në qeverinë e fundit të rregullt, nuk do të pranojë dorën e shtrirë për një pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje me "Bullgarinë Demokratike".Një nga argumentet prapa këtij propozimi ishte që të pengohej partia GERB për të qenë e para dhe të marrë të drejtën për të formuar një kabinet.Megjithatë, sipas bashkëkryetarit të PP-së Asen Vasilev, nuk ka shumë rëndësi nëse të dy formacionet do të shkojnë në zgjedhje së bashku apo veçmas, pasi rezultati do të jetë i njëjtë. Në një mënyrë apo tjetër, "Bullgaria Demokratike" mbetet një pjesëmarrës i sigurt në një kabinet të ri të mundshëm të "Po e vazhdojmë ndryshimin” - kjo vlen edhe për Partinë Socialiste Bullgare. “Me Bullgarinë Demokratike dhe me Partinë Socialiste Bullgare punuam shumë mirë, ne synojmë të kemi një shumicë në parlamentin e ardhshëm në këtë format”, tha ish-kryetari i Parlamentit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” Nikolla Minçev. Pyetja se nga do të vijnë votat që mungojnë për mazhorancën, për momentin mbetet pa përgjigje, aq më tepër që lideri i GERB-it, Bojko Borisov nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, kusht i vendosur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” për bashkëpunim me partinë e tij.
Rikthimi i GERB-it në pushtet në këtë fazë duket se do të kalojë përmes tërheqjes së liderit.I pari që foli për këtë ishte ish-kryeministri Kirill Petkov:“Nuk do të bëjmë asnjë koalicion me GERB-in përderisa i drejton Bojko Borisovi”.Kreu i GERB-it ia ktheu topin duke thënë se e njëjta gjë vlen edhe për “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ndërsa në krye janë Kirill Petkov dhe Asen Vasilev.
“Liderët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” i detyrohen një sqarimi të madh, sepse nuk mjafton vetëm tërheqja e Bojko Borisovit – mendon politologu Ivo Inxhov.Duhet të ketë ndryshim në nivelin drejtues në parti dhe që pas kësaj të flitet si një mundësi teorike për një koalicion të ngjashëm. Sipas meje ai nuk do të jetë punues - Bullgaria ka nevojë prej një fillimi të ri, kurse ai nuk mund të ndodhë me lojtarë të vjetër.”
Megjithëse një konfigurim i tillë duket i pamundur në pamje të parë, qëndrimi i GERB-it në opozitë do t'i bëjë gjithnjë e më shumë votuesit e saj të kërkojnë kandidatë të tjerë për pushtetin.
Vota nacionaliste, si dhe në zgjedhjet e mëparshme, përfaqësohet më së shumti nga partia “Vëzrazhdane”.Udhëheqësi i saj Kostadin Kostadinov pëlqen të përsërisë se partia e tij është forca e parë politike dhe do të qeverisë, megjithëse sipas sociologëve përkrahja ndaj saj është rreth 8 për qind.Megjithatë, në dëm të fjalëve të politikanit është dhe fakti se në terrenin nacionalist doli edhe një konkurrent tjetër i fortë - ish-kryeministri në detyrë dhe tani lider i partisë "Ngritja bullgare" Stefan Janev, i cili ka të ngjarë të tërheqë votues nga "Vëzrazhdane" dhe ka shanse të hyjë në parlamentin e ardhshëm.
Si gjithmonë, BSP dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) gjejnë një vend të sigurt në jetën tonë politike - e para me ambicie për të hyrë në koalicionin e ardhshëm drejtues dhe e dyta - si një faktor i pashmangshëm në marrjen e vendimeve kyçe.
Sipas politologut Ivo Inxhov, në parlamentin e ri me siguri do të hyjnë gjashtë formacione - "Po e vazhdojmë ndryshimin", GERB, BSP, DPS, "Bullgaria Demokratike" dhe "Vëzrazhdane", ndërsa nëse "Ka një popull të tillë" dhe " Ngritja bullgare” do të kalojnë pragun e duhur ende është e paqartë.
“Njerëzit tanimë janë të lodhur nga zgjedhjet, po vizatohet dhe një aktivitet i ulur zgjedhor - shton ai. Prognoza ime është pesimiste se do ketë një qeverisje të qëndrueshme dhe të përhershme edhe pas këtyre zgjedhjeve.Natyrisht, që duhet të kalojë edhe pak kohë për t'i dhënë fund këtij cikli të një pasigurie dhe të kërkimit të një alternative të re për zhvillimin e Bullgarisë.Ekziston një mundësi për një votim tjetër të parakohshëm në shkurt.”
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së BNR-Plovdiv/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..