Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në 61 shtete do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Cvetozar Tomov dhe Rosica Mateva
Foto: BGNES

Bashkatdhetarët tanë në 61 shtete do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor, njoftoi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov në brifingun e parë të rregullt. Për këtë qëllim pritet të hapen 734 qendra votimi. Vendvotimet e sigurta deri më tani janë 559, ndërsa 175 të tjerat do të varen nga pëlqimi i vendit pritës. Vetëm në Gjermani votimi do të bëhet në 40 adresa jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Cvetozar Tomov.

Aplikimet për votim jashtë vendit kanë kaluar shifrën 3 mijë, por afati i fundit për dërgimin e tyre është data 6 shtator. Tashmë është aktiv formulari elektronik për paraqitjen e aplikimeve, theksoi nënkryetari i KQZ-së.

Zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, tha se shorti për numrat me të cilët do të marrin pjesë në votim forcat politike do të hidhet më 31 gusht. Në zgjedhje u regjistruan 24 parti dhe shtatë koalicione, por numri përfundimtar i tyre do të bëhet i qartë më 30 gusht – pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara. “Qarqeve dhe bashkive u janë dërguar simulatorë për votim makinerie”, shtoi zëdhënësja e komisionit.

E pyetur nëse "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" mund të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se janë regjistruar veçmas, Rosica Mateva shpjegoi se ndryshime mund të bëhen vetëm në përbërjen e një koalicioni të regjistruar. "Kjo do të thotë se "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë ndryshimin" nuk mund të bashkohen, por të gjitha partitë nga njëri koalicion mund të kalojnë në tjetrin", shtoi Cvetozar Tomov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëri i bullgarëve - si për parlamentin kombëtar

Nëse zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të ishin këtë javë, koalicioni GERB-SDS do të kishte mbledhur më shumë vota - 22,9%, i ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me 19,7%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë..

botuar më 24-03-08 11.27.PD

Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Në lidhje me komentet e fundit publike të politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e vendit tonë fqinj në Sofje, u thirr për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për..

botuar më 24-03-07 10.01.PD

Më 9 qershor në Bullgari do të votojnë vetëm qytetarët që kanë jetuar në BE për të paktën 3 muaj

Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të..

botuar më 24-03-05 9.10.PD