Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në 61 shtete do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Cvetozar Tomov dhe Rosica Mateva
Foto: BGNES

Bashkatdhetarët tanë në 61 shtete do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor, njoftoi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov në brifingun e parë të rregullt. Për këtë qëllim pritet të hapen 734 qendra votimi. Vendvotimet e sigurta deri më tani janë 559, ndërsa 175 të tjerat do të varen nga pëlqimi i vendit pritës. Vetëm në Gjermani votimi do të bëhet në 40 adresa jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Cvetozar Tomov.

Aplikimet për votim jashtë vendit kanë kaluar shifrën 3 mijë, por afati i fundit për dërgimin e tyre është data 6 shtator. Tashmë është aktiv formulari elektronik për paraqitjen e aplikimeve, theksoi nënkryetari i KQZ-së.

Zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, tha se shorti për numrat me të cilët do të marrin pjesë në votim forcat politike do të hidhet më 31 gusht. Në zgjedhje u regjistruan 24 parti dhe shtatë koalicione, por numri përfundimtar i tyre do të bëhet i qartë më 30 gusht – pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara. “Qarqeve dhe bashkive u janë dërguar simulatorë për votim makinerie”, shtoi zëdhënësja e komisionit.

E pyetur nëse "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" mund të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se janë regjistruar veçmas, Rosica Mateva shpjegoi se ndryshime mund të bëhen vetëm në përbërjen e një koalicioni të regjistruar. "Kjo do të thotë se "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë ndryshimin" nuk mund të bashkohen, por të gjitha partitë nga njëri koalicion mund të kalojnë në tjetrin", shtoi Cvetozar Tomov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radan Kënev për Parlamentin e ardhshëm Evropian dhe debatin e vonuar evropian në Bullgari

Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..

botuar më 24-03-26 7.30.PD
Kirill Petkov

Kirill Petkov: Marrëveshja është arsyeja e dështimit të negociatave

Drejtuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria Demokratike” (PP-DB) nuk kanë dalë ende me një koment zyrtar pas vendimit të kandidates për kryeministre të GERB, Maria Gabriel për të hequr dorë nga mandati i saj për të formuar një kabinet, e cila..

botuar më 24-03-25 2.33.MD

Saga politike bullgare e përkthyer për të huajt

Shkëmbimi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit në krye të shtetit, i rënë dakord 9 muaj më parë, mund të jetë në prag të dështimit. I ashtuquajturi rotacion midis kryeministrit në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe zëvendës kryeministres Maria Gabriel..

botuar më 24-03-22 12.41.MD