Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjithë fëmijët serbë të lënduar në aksidentin në autostradën "Trakia" janë nisur për në vendlindje

Foto: BGNES

Fëmijët serbë të lënduar në aksidentin në autostradën “Trakia” janë transportuar në kufirin serb me ndihmën e dy ekipeve të Qendrës për Ndihmë Emergjente Mjekësore në Stara Zagora. Pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe do të kujdesen nga mjekët serbë. Një pasagjer, të cilit i është amputuar këmba, mbetet nën vëzhgim mjekësor në Spitalin Universitar Stara Zagora, por pritet që të kthehet në Serbi pas disa ditësh, tha Doc. Georgi Minkov nga spitali. Dy fëmijët e lënduar më rëndë u transportuan me helikopterë mjekësor dje në Serbi, ku do të vazhdojnë trajtimin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është përfaqësuar në Uashington nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..

botuar më 24-07-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD
Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD