Pabarazitë sociale dhe inflacioni janë dy nga problemet kryesore në politikën e të ardhurave në vendin tonë. Dhe nëse inflacioni është një problem pan-evropian, i provokuar nga faktorë të jashtëm - lufta në Ukrainë, çmimi i transportuesve të energjisë, etj., hendeku shumë i madh midis të pasurve dhe të varfërve në Bullgari është një problem që ekziston prej vitesh.
Tek ne 35% nga bashkatdhetarët tanë janë punues të varfër, të cilët marrin një rrogë pune minimale. Ajo është pa një minimum pa taksa dhe nga 710 leva, punonjësit marrin vetëm 550 leva.Në këtë sfond, sipas Institutit Kombëtar Statistikor, rritja e inflacionit është 17,3% mbi bazë vjetore, kurse rritja e të ardhurave është vetëm 7,7%, pra mbetet dukshëm pas rritjes së inflacionit”, shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare ekonomistja Mika Zajkova.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me rritjen e kufirit të varfërisë. Nuk duhet ta afrojmë me pagën sepse kjo do të ndikojë negativisht mbi njerëzit që marrin pagën minimale. Ata do të humbasin nxitjen për të kërkuar një punë më të paguar dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre”- vuri në dukje kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Cvetan Simeonov.
Një sondazh i Dhomës, i kryer në periudhën 19-29 korrik të këtij viti, tregon se disa punëdhënës arrijnë të mbajnë stafin e tyre, pavarësisht inflacionit dhe rritjes së kostove.
“Një numër i madh punëdhënësish janë përpjekur të kompensojnë dhe një numër shumë i vogël kanë arritur të tejkalojnë inflacionin. Megjithatë, përpjekja e tyre për të mbajtur punëtorët e tyre e bën stimulimin e tyre material shtesë afër niveleve të inflacionit."
Ja se cilat janë shqetësimet më serioze të punëdhënësve në situatën aktuale:
“Në radhë të parë është pamundësia e planifikimit të procesit afatgjatë të prodhimit, për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të çmimeve të bartësve të energjisë dhe të lëndëve të para – theksoi Simeonov. "Shqetësimi i tyre për gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar po kështu mbetet."
Cilat janë masat e mundshme që mund të kufizojnë rritjen e pabarazive mes njerëzve për sa u përket të ardhurave të tyre?
Kjo çështje është ndër më kryesoret në kuadër të projektit të titulluar “Reduktimi i varfërisë dhe pabarazisë së mundësive përmes reformave në transferet dhe shërbimet sociale” të zbatuar nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Ai do të përfundojë gjatë muajit shtator, por nga studimet e zhvilluara tanimë ka konkluzione konkrete:
“Kur flasim për shërbime sociale, duhet të dimë se burimi i ndarë nga shteti për to është rreth 1 miliard leva. Rezultati i këtyre harxhimeve u jepet përdoruesve. Shërbimet sociale janë më shumë se dhjetë lloje, por ato ofrohen të fragmentuara, duke marrë financime në katër mënyra – përmes buxhetit të shtetit, si aktivitet i deleguar, përmes buxhetit komunal apo përmes projekteve evropiane”, sqaroi ekonomisti Petër Ganev.
Sipas ekonomistes Mika Zajkova, ujë në mullirin e inflacionit derdhin politika fiskale e pasaktë dhe politika e gabuar për të ashtuquajturat “masa” dhe ndihma. Sipas fjalëve të saj, “shpërndarja e parave për kokë” është kundër produktive për çdo masë anti-inflacioni. Në lidhje me këtë nga Instituti për Ekonominë e Tregut këmbëngulën që ndihmat sociale t’u drejtohen në mënyrë më efektive nevojtarëve. Është i nevojshëm dhe një ndryshim në organizimin dhe financimin e shërbimeve sociale, vuri në dukje Petër Ganev:
“Duhet që të gjendet mënyrë që të gjitha këto shërbime sociale të mund të bashkohen. Është e nevojshme krijimi i një hallke të përbashkët midis bashkive dhe drejtorive territoriale për një ndihmë sociale, qëllimi i së cilës është të mund t’i drejtojë nevojtarët nga një ndihmë e tillë drejt më të mirës për ta. Është e domosdoshme që t’u vihet fund dhe katër tipave të financimit për të njëjtat shërbime, por nën pendë të ndryshme.”
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, pixabay
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..